Lojërat

S.C.A.R.S.

Mar 11 2013
0 Shpërndarje
S.C.A.R.S.

S.C.A.R.S. është një lojë me gara në të cilën makinat marrin forma kafshësh. Loja doli më 30 nëntor 1998 për PlayStation, Nintendo 64 dhe Windows.

Në lojë merret kontrolli i makinave që marrin forma kafshësh. Vetë loja ka një natyrë luftarake pasi përdoren armë për t’ua hedhur kundërshtarëve gjatë garës. Loja ka 3 lloje mënyrash: Grand Pirx, Challenge dhe Time Attack. Synimi i lojës është të marrësh pjesë në Grand Prix për ta hapur makina dhe pista të reja.

Vështirësia e çdo kampionati është e përcaktur nga kupa për të cilën do konkurrosh. Kupat janë të bazuar në element natyrorë duke filluar nga më të lira si karboni e deri më të shtrenjtat si diamanti. Pas çdo fitimi të kupës hapet kupa pasardhëse. Gjatë garës merr armë që ndodhen në shesh ose pajisje të tjera të cilat të ndihmojnë të fitosh garën më shpejt.

Dyluftimi është shumë ndryshe nga lojërat e tjera të tipit të vet pasi secili lojtar ka një vijë jete që pasi mbaron e humbet fare garën, pasi makina shkatërrohet. Gjithsej ka 9 lloje makinash të ndryshme ku secila prej tyre përfaqëson një kafshë.

IGN e vlerësoi lojën në aspekte të ndryshme si 8.0 për prezantimin, 9.0 për grafiken, 8.0 për audion dhe 7.0 për lojën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>