Lojërat

Rrjeti i PlayStation ka shfaqur probleme në orët e fundit pas sulmit

Dec 29 2014
0 Shpërndarje
Rrjeti i PlayStation ka shfaqur probleme në orët e fundit pas sulmit

Rrjeti PlayStation i Sony ende nuk e ka marrë veten nga sulmi i papritur ditën e shtunë e cila e mbajti këtë platformë offline ditën e Krishtlindjeve. PSN (PlayStation Network), së bashku me Xbox Live të Microsoft, filluan të shfaqnin probleme, tre ditë përpara sulmit, pra të mërkurën pas mesdite. Një grup hakerësh i quajtur Lizard Squad ka marrë përsipër përgjegjësinë duke e pranuar atë në Twitter për një DDoS (distributed denial-of service), pra një sulm i cili ndalonte funksionimin e shërbimeve të këtyre pajisjeve, por sulmi dhe përfshirja e tyre në këtë sulm nuk mund të konfirmohen.

Sulmi i dyshimtë duket se nuk ka lidhje me hakimin e Sony Entertainment në fund të nëntorit. Deri në mesditën e djeshme, tre ditë pas daljes në sipërfaqe të këtij problemi, Qendra e Informacionit e PlayStation vazhdon ta listojë atë si offline. Gjithashtu dhe llogaria zyrtare në Twitter, AskPlaystation si cicërimë të fundit ka këto fjalë” inxhinierët po punojnë shumë fort që të rikthejnë lojërat online të saj sa më shpejt të kenë mundësi”

Kompania gjigante Sony ende nuk ka dhënë një shpjegim publik lidhur me problemet. Nga ana tjetër janë Lizard Squad, të cilët në një postim të mëvonshëm në Twitter kanë lajmëruar se i kanë ndaluar sulmet DDoS për PSN dhe Xbox Live dhe se i janë kthyer shërbimit anonim të Tor. Tor Project lajmëroi këtë të premte se një sulm kishte tentuar të futej në sistemin e tyre.

Kompania Microsoft mundi të menaxhonte rikthimin e Xbox, kurse kompania Sony pranon se kjo kohë e gjatë vjen si shkak i Santas i cili për këtë vit duket se ka shpërndarë shumë konsola të reja. Në blogun e PlayStation shkruhet: “Nëse ke marrë një konsolë Playstation gjatë festave dhe nuk ke mundur të kyçesh në rrjet, duhet të dish që problemi është i përkohshëm dhe nuk është shkaktuar nga konsola jote e lojës.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>