Sony PlayStation

Rritje e madhe e sulmeve pas lëshimit në Xbox One dhe PS4

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Rritje e madhe e sulmeve pas lëshimit në Xbox One dhe PS4

Që nga lëshimi i Xbox One dhe PlayStation 4 në nëntor, kompania e sigurisë kibernetike Kaspersky Lab ka gjetur rritje të madhe në përpjekjet për hakime përgjatë platformave të shumta.

Hakerët kanë lëshuar mesatarisht 34 mijë sulme gjatë një ditë përgjatë Xbox One, PlayStation 4 dhe platformat e tjera të lojërave, ka treguar një përfaqësues i Kaspersky Lab për Consumer Affaris.

Në përgjithësi kompania e sigurisë kibernetike gjeti 4.6 milionë pjesë të sulmeve keqdashëse që ishin nisur kundër sistemeve të ndryshme të lojës. Në Evropë, Spanja mori vëmendjen më të madhe, me 138,786 sulme deri tani në 2013-tën, tha kompania.

“Ne sapo kemi parë lëshimin e dy konsollave më të mëdha ndonjëherë, me PlayStation4 dhe Xbox One” tha hulumtuesi i lartë i sigurisë në Kaspersky Lab, David Emm. “Kjo nënkupton që do të jenë më tepër lojtarë që kriminelët të sulmojnë, posaçërisht teksa makinat e Sony-t dhe Microsoft-it përdorin internetin për një përvojë më të plotë të lojës.

Dhe mos e harroni PC-në, ende platforma më e popullarizuar për lojëra dhe caku i parapëlqyer i hajdutëve kibernetikë.” Microsoft dhe Sony nuk kanë komentuar në lidhje me këto përpjekje kundër konsollave të tyre deri tani. Ubisoft është duke punuar me Kaspersky Lab në lojën e vet të ardhshme të llojit aksion, Watch Dogs. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>