Lojërat

Rritet popullariteti i lojës Mario Kart 8

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
Rritet popullariteti i lojës Mario Kart 8

Sipas lajmërimit nga Nintendo, shitjet e Wii U kanë pësuar rritje për mbi 85 për qind gjatë muajit prill dhe për mbi 90 për qind gjatë majit në krahasim me të njëjtit muaj të një vit më parë. Si pjesë e rëndësishme e këtij suksesi duket të jetë popullariteti i shtuar për Mario Kart 8, që ka pasur shumë shitje edhe si lojë në vete.

Sipas të dhënave nga Nintendo NPD për tërë SHBA-në, Mario Kart 8 erdhi si “softueri i tretë më i shitur si njësi më vete gjatë majit”. Kjo është madje edhe më mbresëlënëse duke e ditur faktin që loja është lëshuar më 30 maj, kështu që ajo ka arritur një sukses të tillë për vetëm dy ditë për t’u bërë pjesë kaq e rëndësishme e raportit një mujor të NPD-së.

Nintendo raportoi më herët që Mario Kart 8 ishte loja më e shitur deri tani për Wii U, me 1.2 milionë shitje pak kohë pas lëshimit. 3DS vazhdon po ashtu të tregojë një paraqitje të fuqishme, duke qenë si konsolla e dytë më e shitur për muajin maj. Nintendo ka pasur një fillim jo edhe aq të mirë gjatë këtij viti, por ka fituar shumë vullnet javën e kaluar në E3. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>