Lojërat

Rovio ngacmon lojën e re Angry Birds Star Wars

Jul 14 2013
0 Shpërndarje
Rovio ngacmon lojën e re Angry Birds Star Wars

Rovio Entertaniment ka ngacmuar një lojë të re Angry Birds Star Wars që duket të jetë një zgjerim i saj, duke u bazuar në një imazh të cilin ndërmarrja e cicëroi së bashku me lajmërimin gjatë ditës së djeshme. “Lajmërime të lojës së madhe vijnë të hënën!” thuhet në cicërimë.

Fotografia është bazuar në posterin Star Wars: Episode 1 – The Phantom Menace që e përshkruan një adoleshent, Anakin Skywalker, të shoqëruar nga hija e tij Darth Vader. Sipas një postimi në Tumblr të bërë nga zyrtarët e ndërmarrjes Rovio, projekti i ri do të ketë “linjat më të mëdha të karaktereve të mundshëm për të luajtur që ka pasur ndonjëherë”.

Angry Birds: Star Wars (2012) është bazuar në trilogjinë origjinale të Star Wars, ku marrin pjesë Zogjtë si Rebelë dhe Derrkucët si Mbretëri. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>