Lojërat

Rovio lëshon Angry Birds të ri

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Rovio lëshon Angry Birds të ri

Pas një vonese të shkurtër, Rovio më në fund ka lëshuar lojën për Ueb, Angry Birds Heikki. Nëse dëshironi ta luani këtë lojë, atëherë vizitoni Ueb faqen e Rovio. Fillimisht, do të ju kërkohet të regjistroheni dhe pastaj të luani.

Angry Birds Heikki është një lojë me 12 nivele. Për këtë lojë, Rovio ka bashkëpunuar me pilotin finlandez të formulës F1, Heikki Kovalainen.

Për të marrë një fuqizues, lojtarëve ju kërkohet që të regjistrohen për një kod në faqen e Facebook të Heikki Kovalainen, që kërkon shkarkimin e një aplikacioni të jashtëm.

Sapo ta keni kodin, fuqizimi është falas për përdorim njëherë në çdo etapë pa marrë parasysh se sa herë keni rifilluar lojën.

Tani i keni 12 nivele të reja të Angry Birds që të argëtoheni. Ju dëshirojmë lojë të këndshme. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>