Android

Rovio lançon një lojë eksperimentale e quajtur Retry

Oct 25 2014
0 Shpërndarje
Rovio lançon një lojë eksperimentale e quajtur Retry

Pas lançimit të lojës në Finlandë, Kanada dhe Poloni, prodhuesi i Angry Birds Rovio ka lëshuar lojën e parë përmes degës së saj LVL11 e cila përdoret për publikimin e lojërave eksperimentale. Aplikacioni quhet Retry dhe është i disponueshëm për iOS dhe Android. Pasi merrni kontrollin e një aeroplani të vogël ju mund të navigoni përmes një numri sfidash të vështira, duke mbledhur monedha dhe shmangur pengesa gjatë rrugëtimit.

Ngjashëm me Flappy Bird dhe loja klasike përmes shfletuesit të uebit e quajtur Copter, prekja e çdo gjëje në ekran do të thotë dështim i plotë. Duke prekur mbi ekran e ngrini aeroplanin tuaj në ajër, kështu që momenti i prekjes mbi ekran është mjaft kritik për suksesin tuaj në këtë lojë.

Herët këtë muaj, Rovio njoftoi se do të shkurtonte 130 vende pune, e barabartë më 16 % të fuqisë punëtore të kompanisë. Kjo e thekson vështirësinë që po hasin në krijimin e hiteve të reja komerciale për Android dhe iOS në tregun mobil. Shefi ekzekutiv Mikael Hed me shumë mundësi do të largohet nga fundi i vitit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>