Lajme lojërash

Rovi bashkëpunon me DreamWorks për të lançuar lojën e re The Croods

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Rovi bashkëpunon me DreamWorks për të lançuar lojën e re The Croods

Krijuesi i lojës Angry Bird lajmëroi bashkëpunimin e tij me DreamWorks Animation për debutimin e një lojë të re mobile për iOS dhe Android , gjithashtu edhe një klip të shkurtër të animuar më 14 mars, përpara se të prezantojë versionin 3D të filmit të animuar The Croods më 22 mars.

Ky film është prodhuar nga DreamWorks Animation dhe shpërndarë nga 20th Century Fox dhe do të përfshijë Nicolas Cage, Ryan Reynolds dhe Emma Stone, përveç të tjerëve.

Ngjarja në film vendoset në periudhën parahistorike, ku statusi i një mashkulli të quajtur si “Leader of the Hunt” (Më i miri i gjuetisë) po cënohet nga një gjeni prehistorik i cili vjen me zbulime të reja revolucionare si p.sh zjarri.

Petri Järvilehto, i lojërave tek Rovio Entertainment, tha: “The Croods është i mbushur plot me karaktere të mrekullueshme dhe krijesa të mahnitshme në një botë krijuese”.

Rovio do ta promovojë The Croods tek mbështetësit dhe lojtarët e Angry Birds, Bad Piggies dheAmazing Alex . (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>