iOS

Rome Total War

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Rome Total War

Rome Total War është një lojë me strategji për PC e krijuar nga The Creative Assembly dhe e publikuar më 22 shtator 2004 nga Activision.

Versioni për Mac OS X doli më 5 shkurt 2010 nga Feral Interactive. Loja është e tretë në serinë Total War. Historia kryesore e lojës vendoset në kohën e Republikës Romane në vitet 270 para lindjes së Krishtit në të cilën lojtari merr kontroll të një prej 3 familjeve. Loja përfshin luftëra në kohë reale që zhvillohet me turne strategjike në Europë, Afrikën Veriore si dhe Lindjen e Afërt.

Gjatë radhës çdo lojtar kryen diplomacira, zhvillim të infrastrukturës, lëvizjen e ushtrisë si dhe menaxhimi i rritjes së popullsisë.

Loja u prit mirë nga publiku dhe ka marrë vlerësime pozitive. Ajo është klasifikuar si një nga lojërat strategjike më të mira të të gjitha kohërave.

Më 2 korrik 2012 The Creative Assembl lajmëroi zhvillimet për Total War: Rome II si një vazhdim i këtij titulli. GameRankings e vlerësoi me 91.64%, ndërsa Metacritic me 92 nga 100. GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>