Lojërat

Romani i Crysis në mars të 2011

Dec 3 2010
0 Shpërndarje
Romani i Crysis në mars të 2011

Vitin tjetër Crysis 2 do të sjell dy gjëra që paraardhësit e tij nuk i kanë pasur. Vazhdimi do të mbërrijë për Xbox 360 dhe PlayStation 3, dhe do të ketë një roman të bashkangjitur që i përket pakos së lojës.

Shtëpia botuese Del Rey, kohët e fundit njoftoi Crysis Legion, një roman të bazuar në Crysis 2. E shkruar nga autori kanadez Peter Watts (Starfish, Maelstrom, Behemoth, dhe Blindsight), Legion do të lansohet në treg gjatë muajit të njejtë të lansimit të lojës, mars 2011. Del Rey nuk njoftoi një datë specifike për lansimin e romanit.

Për fat të keq, përshkrimi i botuesit të romanit nuk kishte mjaft detaje. Ajo se çfarë është e njohur është se faqet e Legion do të jenë tërësisht fantastiko-shkencore: alienët, rrokaqiejt, armët dhe sëmundjet epidemike. Ngjarja do të jetë e vendosur në New York City, ku një plagë e tmerrshme ka zbritur tek banorët e Manhattan-it.

Sa i përket lojës, Crysis 2 është shtyrë në fillim të gushtit për disa “rregullime më të mira për windows dhe lustrim më të mirë” dhe do të dale në treg më 22 mars. Titulli do të jetë në dispozicion në versione të shumëfishta, duke përfshirë edhe Nanosuit Edition me një çmim prej 140 euro./gameworld.al

Lajmet e fundit>