Lojërat

Rollcage

Feb 26 2013
0 Shpërndarje
Rollcage

Rollcage është një lojë me gara e tipit Arcade për Windows dhe PlayStation, e krijuar nga Attention to Detail dhe e publikuar nga Psygnosis. Versioni për Windows doli më 24 mars 1999.

Pika kyçe e lojës ishte fizika e veçantë që kishte si dhe makinerinë që përdorte në garë në të cilën makinat mund të udhëtonin nëpër mure ose tavan për shkak të shpejtësisë së madhe. Loja kishte gjithashtu një kolonë zanore nga Fatboy Slim.

Rollcage i lejon lojtarët të bëjnë gara si 1 nga 6 pjesëmarrësit. Shoferët janë Tony, Lothar, Ria, Jet, Leon dhe Lenny. Kur lojës i nxirret fundi në “easy”, atëhere mundësia “hard” dhe një lojtar i shtatë zhbllokoheshin.

Personazhi i shtatë është një polic i quajtur Yuri i cili ka karakteristikat më të mira në lojë për shkak se ka makinën më të mirë në të gjitha aspektet.

Makinat gjithashtu mund të ecin në të dyja anët e tyre pa problem. Loja ka marrë shumë vlerësime pozitive dhe analiza. (GameWorld Albanian)

Tags >

Rollcage
Lajmet e fundit>