Lojërat

Rollcage Stage II

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Rollcage Stage II

Rollcage Stage II është një lojë me gara e tipit arcade për PlayStation e krijuar nga Attention To Detail dhe e publikuar nga Psygnosis. Loja është një vazhdim i Rollcage dhe doli në 2000.

Në ndryshim nga loja e parë, në këtë makinat janë të pajisura gjithashtu me armë të cilat merren gjatë rrugës si bonuse dhe përdoren kundër kundërshtarëve.

Makinat i kanë rrotat më të mëdha se trupi duke krijuar kështu një ekuilibër nga të dyja anët e makinës. Kompania Take-Two Interactive e rinxorri lojën për PC duke e quajtur “Death Track Racing”. Rollcage stage II ka një grafike më të mirë, një larmi më të madhe makinash, pista më të mëdha, më shumë lloje garash si dhe bonuse.

Loja mori shumë vlerësime pozitive si dhe analiza shumë të mira. Një vazhdim i lojës i quajtur FireBugs doli pasi kompania ATD e shkëputi bashkëpunimin me Psygnosis. Loja kishte të njëjtin koncept dhe doli vetëm në Europë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>