Lojërat

Rockstar ngacmon me imazhin e parë të Red Dead Redemtion 2

Oct 17 2016
0 Shpërndarje
Rockstar ngacmon me imazhin e parë të Red Dead Redemtion 2

Rockstar Games sot publikoi një imazh misterioz në kanalet e tyre sociale. Ky imazh mund të jetë detaji i parë i Red Dead Redemtion 2, ose diçka tjetër në lidhje me këto seri. Imazhi, i cili nuk ka ndonjë shkrim por përfundimisht ka atmosferën e Red Dead, tregon shtatë karaktere.

Rockstar filloi ngacmimet për një deklaratë në lidhje me Red Dead të dielën, kur përditësoi fotot e profileve të kanaleve sociale me një logo të kuqe të Rockstar.

Një vazhdim i Red Dead Redemption nga Rockstar nuk është një surprizë. Loja e parë u adhurua nga kritikët dhe u shitën më shumë se 14 milion kopje. Strauss Zelnick, CEO i kompanisë mëmë të Rockstar, gjithashtu i tha investitorëve të mendojnë për Red Dead si një eskluzivitet i “përhershëm” njësoj si Grand Theft Auto.

Fansat kanë pritur për shumë kohë për Red Dead Redemtion 2, pasi loja e parë doli në maj të 2010. Ajo u debutua për Playstation 3 dhe Xbox 360, por jo për PC. (Gameworld Albanian)

Tags >

Rockstar
Lajmet e fundit>