Lojërat

Rockstar i shpërblen lojtarët e GTA Online me 500 mijë dollarë brenda lojës

Oct 18 2013
0 Shpërndarje
Rockstar i shpërblen lojtarët e GTA Online me 500 mijë dollarë brenda lojës

Rockstar Games ka thënë që do të japë një “pako stimuluese” prej 500,000 dollarësh brenda lojës për Grand Theft Auti Online pas disa problemeve teknike që kanë ndikuar në lojë që nga lëshimi.

Paratë do të ndahen përgjatë dy pagesave për çdokënd që luan Grand Theft Auto Online gjatë tetorit, ku pagesa e parë prej 250,000 dollarësh, pritet të mbërrijë gjatë kësaj jave, thotë Rockstar në blogun e vet.

“Në mënyrë që të mbajmë ekonominë mbarë botërorë të baraspeshuar brenda lojës, ne do të ofrojmë këtë GTA$ për lojtarët përgjatë dy depozitave prej 250,000 $.

Ne do të lajmërojmë për datat e sakta sa më parë që të jetë e mundur, por për momentin shpresojmë që të jemi në gjendje që ta bëjmë depozitimin e parë në fund të javës së ardhshme (pasi kemi konfirmuar që problemet që kanë shkaktuar humbjen e progresit gjatë lojës janë përmirësuar) me instalimin e dytë që pritet të bëhet në fund të muajit,” – thotë Rockstar.

Grand Theft Auto Online, që është komponentë e Grand Theft Auto V, u lëshua më 1 tetor 2013, por përdoruesit pak kohë pas kësaj date filluan të raportojnë probleme teksa mijëra lojtarë provuan të lidheshin.

“Për lojtarët që kanë përjetuar probleme me serverët cloud, probleme me lidhje dhe humbje të progresit dhe karaktereve në lojë në këto ditët e para të GTA Online, ne shpresojmë që GTA$ ndihmon në lehtësimin e një fillimi të ri ose e bën jetën tuaj të vazhduar mjaft të këndshme në Los Santos dhe Baine County.”

Në mënyrë që të marrin paratë, lojtarët duhet të shkarkojnë përditësimin 1.04 kur të lëshohet këtë javë, të cilin Rockstar thotë q duhet të pastrojë disa instanca që kanë mbetur të pajisjeve të blera që kanë humbur. Pas luajtjes së lojës në tetor dhe shkarkimit të përditësimit 1.04, paratë automatikisht duhet të paraqiten në llogarinë bankare të lojtarëve në GTA Online. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>