Lajme lojërash

Rockstar Games po heton për shitjet para kohe të lojës GTAV

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
Rockstar Games po heton për shitjet para kohe të lojës GTAV

Rockstar Games për momentin është duke hetuar shitjet e hershme të lojës së vet shumë të kërkuar Grand Theft Auto V, ka konfirmuar zhvilluesi për GamesIndustry International.

Shitësi me pakicë Amazon kishte bërë shitjen e GTAV tek disa shitës të tjerë përpara datës së lëshimit e cila është të martën.

“Ne jemi në proces të hetimit të “shitjeve” të hershme për të përcaktuar si dhe pse është duke ndodhur ajo,” tha një përfaqësues nga Rockstar Games.

GTAV pritet të jetë njëra nga lojërat më të mëdha të kësaj gjenerate, e cila madje sipas një analisti mund të arrijë të shitet edhe në më tepër se 20 milionë kopje deri në mars të vitit 2014. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>