Lojërat

Rise of the Argonauts

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Rise of the Argonauts

Rise of the Argonauts është një lojë aksion RPG e krijuar nga Liquid Entertainment dhe e publikuar nga Codemasters për PC, Playstation 3 dhe Xbox 360.

Historia e lojës vërtitet rreth mitit të Jasonit dhe argonautëve të tij në kërkim të mollës së artë. Loja është e përbërë nga shumë personazhe të mitologjisë greke si Jasoni, Herkuli, Atalanta, Akili, Pani, Medea etj.

Rise of the Argonauts ka karakteristika tipike të lojërave PRG me sistem “experience” në rritje, armature dhe armë të reja si dhe pozicione lufte të ndryshme.

Ajo është gjithashtu e përbërë nga nivele dhe në fund të secilit nivel duhet të përballesh me një kapo.

Loja ka marrë vlerësime të miksuara duke e vlerësuar për historinë, rritjen në nivele, muzikën, pamjen etj, por u kritikua për thjeshtësinë që kishte.

Game Informer i dha 6/10, ndërsa IGN notën 6.5. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>