Lojërat

Riot pret që League of Legends të jetë e popullarizuar për dekada

Jan 27 2014
0 Shpërndarje
Riot pret që League of Legends të jetë e popullarizuar për dekada

onGamers raporton për një bashkëpunim mes Riot Games dhe Coca-Cola dhe pritjet që ka kjo kompania për të ardhmen e lojës së vet League of Legends. Në një prezantim në konferencën e Dizajnit të Jetës Dixhitale, Riot foli për rritjen e popullaritetit të lojës së vet. “Është një sport sikur çdo gjë tjetër. Bejsbolli ka qenë për rreth 110 vite. Nuk po them që League of Legends do të jetë për aq gjatë, por ne e shohim me shpresë jetën e LoL në rafte për dekada.”

Në lidhje me bashkëpunimin me Coca-Cola, një përfaqësues nga kompania tha: “Ne vendosëm më herët që ishte një mundësi e mahnitshme dhe një sinkronizim vërtet i shkëlqyer me njërën nga brendet tona, Coke Zero, rreth ofrimit të një rruge për lojtarët amatorë drejt përsosjes. Shumica nga ne kur ishim të ri kishim ambicie për t’u bërë të përsosur në diçka dhe në ndonjë nivel. Ne donim të punonim me Riot dhe t’ia ofronim atë mundësi bazës së lojtarëve.”

Kur është pyetur pse Coca-Cola vendosi të bashkëpunojë me Riot Games në vend se ta sponsorizonte ndonjë ligë të pavarur si Major League Gaming ose Electronics Sports League, përfaqësuesi i Coca-Cola-s tha që lidhja me zhvilluesin është thelbësore për brendin.

“Ne donim të afroheshim me qendrën e përvojës,” tha ai. “Të gjitha grupet e tjera janë shumë shumë të mira dhe të talentuara në atë që bëjnë dhe të gjithë janë shokët e mi. Por unë mendoj që nëse vërtet dëshiron të fitosh zemrat dhe mendjet e lojtarëve të mëdhenj, ju duhet të fitoni zemrat dhe mendjet e prodhuesve të lojës. Kështu që ju dëshironi të rrini afër me përmbajtjen dhe posaçërisht se si duam të integrohemi. Kjo është pse punimi me lojëra është aq i rëndësishëm për ne.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>