Lajme lojërash

Riot Games, ndërmarrja më e mirë e lojërave për punëtorë

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
Riot Games, ndërmarrja më e mirë e lojërave për punëtorë

Sipas Glassdoor dhe Business Insider, ndërmarrja më e mirë që është duke punuar me lojëra është zhvilluesi i lojës League of Legends, Riot Games.

Glassdoor është një uebfaqe me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i përkrah punëtorët që të mbajnë informacione anonime rreth vendeve të tyre të punës, vlerësimt të shefave, kulturës së ndërmarrjes, pagesat dhe indikatorët e tjerë. Business Insider bashkëpunoi me faqen për të listuar 25 ndërmarrjet më të mira të teknologjisë.

Duke u bazuar në reagimin e Glassdoor, Riot Games ishte ndërmarrja e vetme në listë, që tejkalohej nga Facebook, pastaj nga Guidewire (ndërmarrje e sigurisë) dhe Riverbed (rrjete). Riot ishte vendosur në vendin e katërt, përpara Google.

“Çdokush kështu është në masë të madhe i pasionuar rreth asaj që ata bëjnë dhe nëse nuk jeni duke mësuar çdo ditë diçka, ju duhet të jeni në zyrën e gabuar,” tha një punëtor. “Ndërmarrja kujdeset shumë për ne dhe provon çdo hap të rrugës për t’u siguruar që ne jemi të pajtuar në formën kulturore, intelektuale dhe shoqërore me industrinë dhe njëri-tjetrin. Është deri tani vendi më i mirë që kam punuar ndonjëherë.”

Në një shënim jo edhe aq pozitiv, një kontribuues paralajmëroi që qarkullimi i punonjësve është i lartë. “Ata kanë një kulturë të shoqërisë, por po ashtu një kulturë të standardeve të larta,” tha një punëtor anonim. “Si rezultat, njerëzit me të cilët keni pasur një lidhje personale mund të pushohen.”

Glassdoor ka një sistem të vlerësimit prej pesë yjeve për ndërmarrjeje, duke u bazuar në reagimin e punëtorëve, e po ashtu edhe një vlerësim aprovimi të drejtuesve, si përqindje. Riot ka arritur 4.4 yje, me drejtuesin e vet, Brandon Beck, që ka arritur aprovim prej 100 për qind.

Ndërmarrjet e tjera kanë vlerësime më të larta (Valve ka 5.0), por nuk janë kualifikuar për listën e Business Insider për shkak të numrit të vogël të hyrjeve në Glassdor. Shumica e publikuesve më të njohur të lojërave kishin vlerësimin mes 3.0-3.5. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>