Lojërat

Rikthehet fuqishëm Pro Evolution Soccer 2016

Aug 12 2015
0 Shpërndarje
Rikthehet fuqishëm Pro Evolution Soccer 2016

Mund të themi se vitet e fundit situata ka qënë paska e vështirë për serinë e famshme të lojrave Pro Evolution Soccer (PES). Duket se publiku e ka humbur interesin për këtë lojë, por kompania që fshihet pas zhvillimit të kësaj loje nuk do të largohet nga tregu.

Për këtë ajo ka ndërtuar PES 2016, një video lojë me të gjitha të mirat. Kjo vihet re që në momentin kur ju i jepni goditjen e parë topit. Jo më kot PES është cilësuar si lideri i kategorisë FIFA të video lojrave.

Kjo është një lojë nga ato që kërkon nerva dhe forcë për të fituar. Ajo duket reale më shumë se kurrë, duke qënë se janë aplikuar përmisime të ndjeshme në fizikun e lojtarëve në fushë. Ajo që duhet të bëni nuk është vetëm të vendosni lojtarët tuaj më të mirë në formacion por gjithashtu të ndiqni një strategji për ti bërë ballë ekipit kundërshtar. Komandat përkthehen shumë shpejt në lëvizjet e futbollistëve. Loja ndjek një rrjedhë të rregullt ndërkohë që lojtarët mund të bëjnë driblime mes tyre.

Ndryshime të vogla janë aplikuar në këtë lojë për ta bërë atë më mbresëlënese dhe vitale se PES 2015. Ekipi që fshihet pas kësaj loje, Konami vitet e fundit ka pasur një tendencë për të tërhequr lojtarët amerikano-jugor. Ndaj dhe në Amerikën e Jugut PES është një nga lojrat më të preferuara dhe në krye të çarteve. Këtë vit Konami pritet të kthehet më fuqishëm duke qënë se është pajisur me liçensën zyrtare Europian Championship 2016. Kjo do të thotë që ky turne do të lidhet ngushtë me PES 2016.Ky është një tjetër hap drejt suksesit për Konami. Ndoshta ju mendoni se është bërë klishe shprehja ‘PES rikthehet’ por këtë herë duhet ta besoni vërtet nëse më parë jeni zhgënjyer. (Game World Albanian)

Tags >

PES 2016
Lajmet e fundit>