iOS

Return to Castle Wolfenstein

Sep 30 2012
0 Shpërndarje
Return to Castle Wolfenstein

Return to Castle Wolfenstein është një lojë FPS fantashkencë-horror e publikuar nga Activision dhe origjinalisht e lançuar më 19 nëntor 2001 për Microsoft Windows, PlayStation 2, Xbox, Linux dhe Macintosh.

Loja me një lojtar u zhvillua nga Gray Matter Interactive dhe Nerve Software e cila zhvilloi modulin multiplayer (me shumë lojtarë). Versioni multiplayer së shpejti u bë një nga modulet më popullore dhe ishte shumë thelbësore në llojin e saj.

Loja ëstë një ngjasim me Wolfenstein 3D (të vitit 1992) dhe përfshin historinë me një lojtar si dhe atë të punës në grup në modulin multiplayer. Në historinë e lojës, disa agjentë dërgohen për të hetuar mbi thashethemet që rrethojnë Heinrich Himmler rreth projekteve të tij, Divizioni i Paranormalers SS (Schutzstaffel).

Agjentët kapen përpara se ata të përfundojnë misionin e tyre dhe futen në burg në Këshjellën e Wolfenstein.

Duke marrë rolin e B.J. Blazkowicz, lojtari duhet të largohet nga kështjella dhe të vazhdojë hetimet rreth Divizionit Paranormal SS, që përfshin kërkimet rreth ringjalljes së të vdekurve, bioteknologjisë dhe armëve sekrete.

Lojtari ndeshet dhe lufton ndaj ushtarëve Waffen SS, elitës Fallschirmjager të njohur si Black Guards (krijesa të pavdekshme) dhe Ubersodaten (superushtarë). Kapo i fundit është një Saxon i pavdekur i quajtur Heinrich I. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>