Lojërat

Resident Evil

Oct 6 2012
0 Shpërndarje
Resident Evil

Resident Evil, në të vërtetë me emrin Biohazard në Japoni, është një lojë horror-mbijetesë e zhvilluar nga Capcom.

Loja është instalimi i parë i serive të Resident Evil dhe doli si fillim në vitin 1996 për PlayStation dhe më pas u shfaq për Sega Saturn dhe PC, si dhe për Nintendo DS disa vjet më vonë. Në vitin 2002, një rindërtim i lojës doli për Nintendo GameCube me një grafikë të re si dhe ndryshimin e zërit të personazheve dhe ndryshime në mënyrën e lojës.

Lojtari është pjesë i një task force speciale e cila është e bllokuar në një vilë të madhe e populluar me krijesa të çuditshme.

Objektivi i lojës është zbulimi i mistetrit të vilës dhe sigurisht arratisja gjallë prej saj. Grafika e lojës konsiston në një 3D, rreth karaktereve dhe objekteve, dhe me disa kamera fikse të rregulluara sipas pjesës së lojës.

Për të përmbushur objektivat, lojtari zbulon disa dokumente të cilat ofrojnë shpjegime për ngjarjet në lojë, si dhe shpjegime për të ndihmuar në zgjidhjen e enigmave në vilë. Lojtari i vret armiqtë duke marë shenjë dhe të gjuaj, gjithashtu ai duhet të konservojë municionet shumë pasi janë të kufizuara në lojë.

Mbajtja e objekteve me vete është e limituar dhe lojtari duhet të dijë të zgjedhë çfarë të mbajë, dhe pjesa tjetër futet në një kuti ku ai mund t’i marrë më vonë.

GameSpot e vlerësoi lojën si një nga më interesantet për të luajtur duke e vlerësuar me notën 8.2 për PlayStation. Kjo lojë ishtë një best-selling në Amerikën e Veriut me një rekord prej mbi 2.75 milion kopjesh. Versioni i Director’s Cut , përfshirë dhe edicionin Dual Shock, shiti një shtesë prej 2.33 milion kopjesh. GameRankings dhe Metacritic i dhanë përkatësisht 89.95% dhe 91/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>