Lojërat

Resident Evil: Operation Raccoon City

Oct 20 2012
0 Shpërndarje
Resident Evil: Operation Raccoon City

Resident Evil: Operation Raccoon City është një lojë third-person shooter (pamje në vetën e tretë) për Microsoft Windows, PlayStation 3 dhe Xbox 360, e zhvilluar nga Slant Six Games dhe Capcom.

Loja doli më 20 mars 2012 në Amerikën e Veriut dhe u planifikua të dilte më 22 mars 2012 në Australi, 23 mars 2012 në Europë dhe 26 prill 2012 në Japoni.

Është pjesë e serive të Resident Evil, e vendosur në të njëjtën periudhë kohe si Resident Evil 2 dhe Resident Evil 3: Nemesis por nuk ka lidhje me historinë kryesore. Loja është e ndarë në dy pjesë: pjesa e U.S.S. dhe pjesa e SPEC-OPS (pjesë e shkarkueshme). Secila pjesë ka 7 kapituj, ku lojtarët mund të zgjedhin 4 nga 6 lojtarët e mundshëm nga çdo anë.

Shërbimi Sekret i Umbrella-s (USS), skuadra Delta hyn në laboratorin nëntokë në qytetin e Raccoon-it, ku ata takohen me liderin e skuadrës Alpha, HUNK. Misioni i tyre është të asistojnë skuadrën Apha të ndalojnë Dr. Birkin që të dorëzojë kërkimin për Virusin-T ushtrisë dhe të marin Virusin-G. Përgjatë rrugës për në laboratorin e Dr. Birkin, atë e gjuajnë. Dhe HUNK me një pjesëtar tjetër të skuadrës Alpha largohen me provat. Ata më vonë zbulojnë se Birkin i mbijetoji sulmit dhe infektoi veten me virusin. I transformuari Birkin, drejtohet për të vrarë pjesën më të madhe të skuadrës Alpha përpara se të zhdukej dhe HUNK drejtohet përsëri prapa për të marë provat.

Më vonë skuadra Delta dërgohet në parkun e qytetit të Raccoon për të kërkuar Tipin Nemesis-T, i cili ka dalë jashtë kontrollit. Një injeksion tjetër i bëhet në trupin e tij në mënyrë që t’a mbajë nën kontroll. Pak pasi misioni përfundon, skuadra dërgohet për në Departamentin e Policisë së qytetit, e urdhëruar për të vrarë çdo polic dhe për të zhdukur gjurmet që lidhet me shpërthimin e kompanisë.

Kur kjo të mbarojë, skuadra del nga stacioni, dhe takojnë Leon S. Kennedy, që nisin t’a kërkojnë për ta vrarë bashkë me Sherry Birkin. Pasi gjejnë në kurth Leon-in, Claire Redfield dhe Sherry, loja ka dy përfundime: e para, skuadra jep dorëheqjen nga Umbrella dhe i lënë të jetojnë që të tre dhe tjetra, Leon dhe Claire vriten dhe Sherry dërgohet për tek fabrika e Umbrella-s. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>