Lojërat

Resident Evil Code: Veronica

Oct 18 2012
0 Shpërndarje
Resident Evil Code: Veronica

Resident Evil Code: Veronica është instalimi i katërt i serive horror-mbijetesë të lojrve Capcom, Resident Evil, në fillim e shfaqur për Dreamcast në vitin 2000.

Është e njohur për të qenë e para lojë Resident Evil jo për platformën e Sony-t, në dryshim nga tre lojrat e para të cilat ishin lojra për PlayStation dhe që më pas u shfaqën dhe për platforma të tjera.

Code: Veronica është Resident Evil i parë në seritë e saj e cila përdor një pamje të pasme 3D ndryshe nga e zakonshmja e pararregulluar. Pavarësisht kësaj, kamera nuk e ndjek lojtarin, por ndryshon nga gjysëm e fiksuar në një të fiksuar.

Megjithatë, 2 armë në lojë mund të gjuhen nga pika e shikimit të personazhit. Edhe pamja e FPS mund të ç’lirohet në lojë, e cila quhet Battle Game minigame.

Loja nuk ka shumë ndryshim nga Resident Evil 3, me të njëjtat ngjashmëri në mënyrën e lojës. Në këtë seri përfshihet dhe pistoletat dyshe, të cilat i japin mundësi lojtarit të shënjestrojë dy armiq njëkohësisht. Loja përfshin dy lojtarë, Claire Redfield dhe vëllain e saj Chris.

Lojtari kontrollon Claire deri në gjysmën e lojës dhe vëllain e saj në pjesën tjetër. Të gjitha armët e Claire në kutinë e ruajtjes së armëve janë të mundësueshme për Chris.

Gjithashtu një karakter tjetër, Steve Burnside, është pak i luajtur gjatë lojës, në gjysmën e parë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>