Lajme lojërash

Resident Evil 6 – shiten gati 5 milion kopje

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Resident Evil 6 – shiten gati 5 milion kopje

Pamvarësisht pritjes së dobët, si nga ana e kritikës, po ashtu edhe nga ana e lojtarëve, loja Resident Evil 6 deri më tani ka arritur të shitet në më shumë se 4,8 milion kopje.

Kompania Capcom këtë informacion e zbuloi në raportin e vet financiar, megjithatë sado që ky informacion të jetë impresiv, ende mbetet larg qëllimit të parë të planit financiar të Capcomm-it, sipas të cilit synimi ishte të shiten 7 milion copë të kësaj loje që do të ishte një rekord i ri (loja më e shitur nga Capcom deri më sot është Street Fighter II për SNES, lojë e cila u shit në 6,2 milion copë).

Mirëpo, duke pasur parasysh se pritet dalja e versionit për PC (Resident Evil 6 deri tani ka dalë vetëm për PlayStaion 3 dhe Xbox 360), ky synim nuk duket joreal.

Nga ana tjetër, është befasues fakti se loja tjetër e Capcom Dragon’s Dogma është shitur në më shumë se një milion kopje, derisa pritjet e kësaj kompanie në lidhje me lojën më të re DmC: Devil May Cry ka zbritur nga 2 milion në 1,2 milion (disa do të thonin se nuk po shitet siç pritej, por është ende herët të flitet rreth kësaj).

Të shpresojmë që loja DmC mos të preket nga mallkimi i njohur i lojërave Ninja Theory, të cilat zakonisht marrin kritika shumë të mira, mirëpo nuk shiten në sasi të mjaftueshme. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>