Lojërat

Resident Evil 5

Oct 14 2012
0 Shpërndarje
Resident Evil 5

Resident Evil 5 është një lojë horror-mbijetesë e zhvilluar dhe e publikuar nga Capcom.

Loja është instalimi i 7-të i serive të Resident Evil, e cila u shfaq për herë të parë më 5 mars 2009 në Japoni dhe më 13 mars në Amerikën e Veriut dhe Europë për PlayStation 3 dhe Xbox 360, dhe më pas në shtator 2009 doli për Microsoft Windows.

Historia e Resident Evil 5 ndjek ngjarjet e Chris Redfield, dhe shoqërueses së saj nga Afrika, Sheva Alomar, në një hetim rreth një kërcënimi terrorist në Kijuju, një qytet fiktiv në Afrikë. Chris shpejt zbulon se ai duhet të përballet me të kaluarën e tij, një armik i vjetër, Albert Wesker një ish-partner i Jill Valentine, i cili mendohej i vdekur.

Loja, ka ngjashmëri me të kaluarën, ka prespektivën e vetës së tretë me pamje nga shpatullat ku lojtari mund të kontrolloj Chris ose Sheva. Në vend të zombive, loja përfshin armiq të quajtur Majini, që do të thotë shpirtra të këqinj, në Swahili. Armiqtë janë të ngjashëm me Ganados, të Resident Evil 4, pasi ato flasin, vrapojnë, mbajnë armë dhe iu shmangen gjuajtjeve.

Versioni i Resident Evil 5 për PS3 ishtë një nga më të shiturat në Japoni në 2 javë, me 319,590 kopje të shitura. GameRankings dhe Metacritic e vlerësuan përkatësisht me 84% secila ndërsa IGN i dha notën 9.

GameSpot i dha notën 8.5, dhe më 30 qershor 2011 Resident Evil 5 shiti më shumë se 5.8 milion kopje në të gjithë botën, duke u bërë seria më e shitur e Resident Evil. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>