Lojërat

Resident Evil 4

Oct 10 2012
0 Shpërndarje
Resident Evil 4

Resident Evil 4 është një lojë horror-mbijetesë e zhvilluar nga Capcom Production Studio 4 dhe e publikuar nga shumë publikues, përfshirë Capcom, Ubisoft, Ninendo Australia, Red Ant Entertainment dhe THQ Asia Pcific. Loja është seria e 6-të e Resident Evil, dhe në fillim doli për Nintendo GameCube në janar 2005 në Amerikën e Veriut dhe në Japoni dhe më pas në mars 2005 në Europë.

Historia ndjek ngjarjet e Leon S. Kennedy, i cili dërgohet në një mision për të shpëtuar Ashley Graham, vajza e Presidentit, e cila rrëmbehet nga një kult misterioz. Gjatë udhëtimit në një fshat rural në Europë, ai përballet me një turmë të dhunshme fshatarësh të cilët i falen një kulti për jetën e tyre.

Loja në fillim ishte synuar për GameCube, por versioni për PS2 doli më shpejt dhe më pas Resident Evil 4 u shfaq dhe për Microsoft Windows dhe Wii. Resident Evil 4 ka marë shumë kritika, duke u caktuar si loja horror dhe loja e vitit 2005 (Game of the Year), dhe u pa si një sulm shumë i mirë në tregun e lojërave.

Loja kontrollon Leon, nga një pamje në vetë të tretë, prapa shpine, në një mision për të shpëtuar vajzën e Presidentit të SHBA-së.

Loja fokusohet në një aksion e cila përfshin një turmë njerëzish, të cilët janë dhe të poseduar nga një sëmundje e rrallë. Armiqtë e lojës quhen si Los Ganados, ku ata mund të shmangen, të mbajnë armë dhe të komunikojnë me njëri – tjetrin, dhe infektimi që i ka prekur quhet Las Plagas. Gjithashtu në lojë më vonë doli dhe një shtesë e cila përfshin Ada Wong, dhe lidhjen e saj me Albert Wesker, i cili kërkon të ringjallë Umbrella, ku Ada ka një ngjarje ndryshe nga Leon në historinë e lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>