Lojërat

Resident Evil 3: Nemesis

Oct 9 2012
0 Shpërndarje
Resident Evil 3: Nemesis

Resident Evil 3: Nemesis është një lojë horror-mbijetesë dhe është vazhdimi i Resident Evil 2, e zhvilluar dhe e publikuar nga Capcom.

Loja u shfaq për PlayStation dhe më vonë u bë e përshtatshme dhe për Dreamcast, Microsoft Windows dhe Nintendo GameCube. Loja doli në treg më 22 shtator 1999.

Pjesa e parë e lojës ndodh 24 orë para ngjarjeve të Resident Evil 2, ndërsa pjesa e dytë zhvillohet afërsisht 2 ditë më pas. Historia e lojës shpjegon dhe shfaq eventet e virusit T i cili përhapet gjerësisht mbi qytetin e Raccoon City, dhe përmbyllet me fatin e qytetit duke e infektuar gjithë popullatën. Historia e lojës më vonë u adaptua në filmin Resident Evil: Apocalypse.

Nje tipar i ri në lojë është Nemesis, një eksperimet i tipit të Tirantit i programuar nga Umbrella për të gjuajtur dhe për të vrarë pjestarët e mbetur të STARS. Ai vrapon, përdor një bazooka si armë, i shmanget zjarreve që i vijnë dhe është i aftë të ndjekë lojtarin nga një zonë në tjetrën.

Edhe nëse mundet në luftim, Nemesis është i aftë të ndjekë Jill (personazhen kryesore të lojës). Resident Evil 3 përfshin lëvizjet e shmangjes të cilat i japin mundësi lojtarit të lëvizë shpejtë dhe t’i shmanget zombive nga sulmet e tyre. Loja përfshin një sistem municionesh të reja, krijimin e tyre.

Resident Evil 3 u vlerësua me 88% nga GameRankings dhe nga Metacritic 79/100. Në mars të vitit 2008, loja arriti të shesë më shumë se 3.5 milion kopje në të gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>