Lojërat

Resident Evil 2

Oct 8 2012
0 Shpërndarje
Resident Evil 2

Resident Evil 2 është një lojë horror-mbijetesë e lançuar për PlayStation në vitin 1998. Ajo është e zhvilluar nga Capcom dhe është seria e dytë e serive të Resident Evil.

Ngjarjet e lojës marrin pjesë dy muaj më vonë pas eventeve të Resident Evil. Loja është e vendosur në qytetin e Raccoon City, një komunitet Amerikan në të cilin qytetarët e saj janë kthyer në zombi, nga virusi T, një armë biologjike e zhvilluar nga kompania farmaceutike Umbrella.

Gjatë arratisjes, dy protagonistët, Leon S. Kennedy dhe Claire Redfield, përballen me të mbijetuar të tjerë, dhe gjithashtu me William Birkin, krijuesin e transformuar nga virusi G, një virus më i fuqishëm se ai T.

Loja e Resident Evil 2 fokusohet në eksplorimet dhe zgjidhjen e enigmave gjithashtu dhe luftimit të zombive përgjatë rrugës, duke u karakterizuar nga mungesa dhe kufizueshmëria e madhe e municioneve. Loja ndahet në 2 pjesë, ku secili karakter ka historinë e tij.

Loja u prit shumë mirë nga kritikët, të cilët i vlerësuan atmosferën, programacionin, grafikën dhe audion. Kontrolli, zëri i aktrimit dhe sistemi i mbajtjes së çantës u kritikuan shumë, gjithashtu kritikët nuk vlerësuan dhe enigmat e saj.

Resident Evil 2 u bë një nga 100 lojrat më të mira, dhe më pas ajo u prezantua dhe për Microsoft Windows, Nintendo 64, Dreamcast dhe Nintendo Game Cube dhe gjithashtu u modifikua dhe në versionin 2.5D për aparatet e dorës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>