Lajme lojërash

Rekord i ri botëror: koleksioni prej afërsisht 11 mijë video lojërave

Dec 27 2013
0 Shpërndarje
Rekord i ri botëror: koleksioni prej afërsisht 11 mijë video lojërave

Një person nga Nju Jorku është mbajtësi i rekordit të ri për koleksionin më të madh personal të video lojërave. 43 vjeçari Michael Thomasson ka një librari prej 10,607 lojërave të ruajtura shtëpinë e tij në Nju Jork, duke tejkaluar rekordin e kaluar që ishte prej 8,616 nga viti 2010, raporton Associated Press. Shifra mund të jetë më afër 11,000 ose më tepër,, sepse ai zbuloi më tepër lojëra në shtëpinë e tij pasi që ekipi zyrtar i Rekordeve Botërore të Ginisit kishte përfunduar numërimin e lojërave të tij.

Rekordi i Thomasson-it është treguar në hollësi në dy faqe në një Edicion për Lojtarë të Rekordeve Botërore të Ginisit 2014, që është lëshuar së fundi. Ai vlerëson që koleksioni i tij i lojërave ka vlerë prej 700 mijë deri 800 mijë dollarësh, por nuk duket se ai ka ndonjë qëllim për t’i shitur.

“Unë kam lojëra në diskun laserik të bobinës. Unë kam lojëra të bazuara në VHS, lojëra në kaseta,” tha Thomasson. Përveç konsollave tradicionale si Xbox dhe PlayStation, koleksioni i Thomasson përfshin sisteme të rralla si Casio Loopy dhe konsolla Pippin e Apple.

Udhëtimi i Thomasson-it drejt rekordit botëror paraqet dy nisje nga fillimi. Ai e shiti koleksionin e tij të parë në vitin 1989 për të marrë para për një Sega Genesis dhe sërish në vitin 1998 për të paguar për martesën e tij. Ai tani blen mesatarisht dy lojëra gjatë ditës, ku duhet të shpenzojë 3000 dollarë për vit për t’i blerë këto lojëra.

Thomasson mban kurse në animacionin 2D, dizajnim të lojërave dhe histori të video lojërave në Kolegjin Canisius në Buffalo dhe ka kohë të luajë me lojëra rreth tri orë në javë. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>