Lajme lojërash

Regjisori i filmit Mortal Kombat tërhiqet për t’iu shmangur dështimit në kreativitet

Oct 31 2013
0 Shpërndarje
Regjisori i filmit Mortal Kombat tërhiqet për t’iu shmangur dështimit në kreativitet

Kevin Tancharoen, që është drejtor i Mortal Kombat: Legacy, zyrtarisht është tërhequr nga të gjitha gjërat e vdekshme dhe luftarake, për të cilat zbuloi ai në Twitter.

Tancharoen ka udhëhequr seritë të ueb të Legacy pas lëshimit të Mortal Kombat Rebirth, që është një film i shkurtër ku marrin pjesën personazhet klasike të Mortal Kombat në vitin 2010. Në vitin 2011, New Line Cinema mori Tancharoenin për të qenë regjisor i filmit në universin e Mortal Kombat, ndonëse të drejtat e IP-së për franshizën ishin në harresë në atë kohë.

“Pas 3 vitesh të Kombat, unë kam vendosur të shkoj në mundësi të tjera kreative,” shkruan ai. “Unë i dëshiroj shumë suksese secilit që është përfshirë në film. Faleminderit!”

I tëri sezoni i dytë i Mortal Kombat: Legacy ishte drejtpërdrejt në Machinima më 27 shtator. Ka 10 pjesë, kështu që nëse tërheqja e Tancharoenit ju ka shtuar kërshërinë për një betejë, mund të filloni këtu. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>