Lojërat

Red Dead Redmption mbërrin në PS4 dhe PC javën ardhshme

Nov 30 2016
0 Shpërndarje
Red Dead Redmption mbërrin në PS4 dhe PC javën ardhshme

Rockstar bëri të ditur se versioni për PlayStation Now i Red Dead Redemption mbërrin ditën e Marte më 6 Dhjetor. Më pas një version për PS4 dhe PC do të pasojë ku ky i fundit nuk ka qenë asnjëherë i disponueshëm pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të përdoruesve.

Versioni i disponueshëm në “Now” është për PS3. Ai do të përmbajë ekspansionin Undead Nightmare i cili ka fushata të reja zombi dhe një modalitet me shumë lojtarë “Horde.”

Së fundi Rockstar kishte njoftuar se edicioni i dytë i Red Dead Redemption do të jetë gati në vitin e ardhshëm në PS4 dhe Xbox One. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>