Lojërat

Red Dead Redemption 2 shtyhet edhe gjashtë muaj të tjerë, Rockstar publikon imazhet e para

May 25 2017
0 Shpërndarje
Natyrisht është një zhgënjim për të gjithë ne dhe duhet të presim edhe gjashtë muaj ekstra Red Dead Redemption 2 shtyhet edhe gjashtë muaj të tjerë, Rockstar publikon imazhet e para

Red Dead Redemption 2 është shtyrë nga fundi i 2017-ës për në Pranverën e 2018-ës. Por ndërsa Rockstar Games lajmëroi shtyrjen, publikuesi vendosi të ndante disa foto dhe konkretisht shtatë të tilla.

“Na vjen keq për këtë shtyrje të pazakontë, por loja do ta ofrojmë vetëm kur të jetë gati,” tha Rockstar.

Natyrisht është një zhgënjim për të gjithë ne dhe duhet të presim edhe gjashtë muaj ekstra për të luajtur lojën versioni origjinal i së cilës u lançua në Maj të 2010-ës.

Por Rockstar tha se do të ofronte detajet e para të Red Dead Redemption 2 këtë verë ndërsa për momentin kemi vetëm ca foto. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>