Lajme lojërash

Razer dëshiron të ju ndihmojë që lojërat të punojnë më mirë dhe të gjeni më të lira

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Razer dëshiron të ju ndihmojë që lojërat të punojnë më mirë dhe të gjeni më të lira

Kompania e harduerëve për PC Razer ka lajmëruar një platformë të re softuerike, Razer Cortex, që dëshiron ta fus veten në qendër të rutinës së lojërave të juaja për PC. Shërbimi pa pagesë, që është tani në një periudhë të qasjes së hershme përpara lëshimit të vet të planifikuar për shtator, do të ofrojë një llojllojshmëri të veçorive të ndryshme – si menaxhimi i ruajtjes së lojërave dhe kursimit të parave tuaja – që duket të jetë pjesë e një përpjekjeje për t’u siguruar që Cortex bën të paktën një gjë e cila do të ju duket e dobishme.

Pothuajse të gjitha veçoritë e Cortex-it janë në dispozicion në një shkallë në softuerët ose uebfaqet e tjera, por kjo i sjell të gjitha këto në një vend. Cortex mund të përdoret për të lëshuar lojërat tuaja dhe për të shpërndarë përmbajtjen nga to në vende si Facebook dhe YouTube. Ai ju mundëson që të regjistroni video pa ndonjë shenjë sipër dhe pa ndonjë kufizim në kohë, ose rezolucion – siç është shpesh rasti me softuerë të tjerë pa pagesë që ju mundësojnë që të kapni pamje nga lojërat. Duke e ditur që punon mjaft mirë, kjo do të mund të ishte një arsye e mjaftueshme që shumë njerëz të fillojnë ta përdorin Cortex-in.

Veçoria të cilën Razer është duke e reklamuar më së shumti është gjetja e ofertave. Cortex përcjell çmimet për lojërat për PC përgjatë një numri të shitësve – Steam, Amazon, GOG, Green Man Gaming dhe të tjerë – dhe e shfaq vendin më të lirë se ku mund t’i blini lojërat në çfarëdo kohe.

Ia vlen të përmendet edhe “shtytësi i lojërave” (ang. game booster), që tingëllon si veçoritë në softuerët që kanë lëshuar Nvidia dhe AMD. Në fakt, kjo ndihmon për t’u siguruar që lojërat të punojnë siç duhet duke rregulluar gjëra të ndryshme, si optimizimi i opsioneve pamore për harduerin tuaj, përcjelljen e harduerëve dhe defragmentizimin e hard disqeve.

Së fundi, është një menaxher i ruajtjes së lojës, që ju mundëson që të ruani edhe opsionet e lojës edhe ruajtjen e lojës në cloud, pa ndonjë kufizim në numrin e skedarëve që mund të ngarkoni. Një listë e lojërave të mbështetura ende duhet të lëshohet por një fotografi në uebfaqen e Razer-it shfaq Batman: Arkham City, BioShock Infinite, Far Cry 3, Dark Souls II dhe Dead Island: Riptide. Ju mund të regjistroheni për qasje të hershme në Cortex këtu përpara lëshimit më 10 shtator; më tepër njerëz do të shtohen teksa rritet numri i regjistrimeve. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>