Lojërat

Rayman Legends do të jetë në dispozicion për PC që nga lëshimi

Aug 2 2013
0 Shpërndarje
Rayman Legends do të jetë në dispozicion për PC që nga lëshimi

Rayman Legends do të lëshohet për PC, ka konfirmuar Ubisoft.Versioni për PC i lojës do të lëshohet në të njëjtën ditë si versionet për Xbox 360, PlayStation 3, Wii U dhe Vita: më 30 gusht në Evropë dhe 3 shtator në Amerikën Veriore.

Ardhja për PC do të kryhet nga Ubisoft Chengdu, në bashkëpunim me zhvilluesin kryesor të lojës Ubisoft Montpellier. Ubisoft shton që çdokush që e para-porosit versionin për PC të kësaj loje në UPlay do të jetë në gjendje që ta shkarkojë Rayman Origins pa pagesë.

Rayman Legends ishte lajmëruar fillimisht si ekskluzivitet për Wii U, por Ubisoft e shtyu lëshimin e lojës më herët këtë vit për të mundësuar lëshimin për shumë platforma. Ubisoft thotë që koha shtesë për zhvillim të Rayman Legends ka mundësuar që të ketë një argëtim më të madh nga loja. (GameWorld Albanian)

Tags >

Raymen
Lajmet e fundit>