Android

Raportim: Të ardhurat nga lojërat u rritën katërfish në Google Play dhe dyfish në iOS gjatë tremujorit të fundit të 2013-s

Feb 28 2014
0 Shpërndarje
Raportim: Të ardhurat nga lojërat u rritën katërfish në Google Play dhe dyfish në iOS gjatë tremujorit të fundit të 2013-s

Në një raport të publikuar së fundmi nga International Data Corporation (IDC) dhe App Annie flitet mbi mënyrën se si po ndryshon mbledhja e të ardhurave nga aplikacionet mobile. Lojërat me pagesë janë një prej elementeve që po përhapet me shpejtësi tek konsumatorët, të cilët kanë rritur shpenzimet e tyre për to në pajisjet mobile.

Raporti tregon se lojtarët kanë shpenzuar më tepër se katërfish në Google Play gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, ndërkohë që të ardhurat e Apple nga App Store për lojërat e disponueshme në të kanë pësuar dyfishim gjatë së njëjtës periudhë. Përsa i përket vlerës absolute, të ardhurat nga iOS vazhdojnë të dominojnë mbi ato nga Google Play, madje me një diferencë të gjerë, thuhet në raport.

IDC-PGR-2013-Review-Chart-730x422

Grafiku i mësipërm tregon shpenzimet e përdoruesve të lojëra për mobile gjatë një periudhe një vjeçare.

Ndërkohë që konsumatorët shpenzojnë me tepër për lojëra krahasuar me lloje të tjera aplikacionesh, mbi 75% e të ardhurave të bashkuara nga iOS dhe Google Play vinin në fakt nga lojërat në tremujorin e katërt të vitit 2013. Madje, kjo është një rritje e dukshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ja se cilat janë Top 3 lojërat që gjenerojnë më tepër të ardhura për iOS dhe Android:

* iOS App Store: Clash of Clans, Puzzle & Dragons, Candy Crush Saga

* Google Play: Puzzle & Dragons, Candy Crush Saga, Monster Taming for Kakao. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>