Lajme lojërash

Raport: Xbox One mund të vijë një javë më herët se PS4

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Raport: Xbox One mund të vijë një javë më herët se PS4

Një informacion i ri, por i pa konfirmujar thotë që Microsoft mund të provojë që të godas rivalin e vet Sony dhe të lëshojë konsollën Xbox One një javë përpara datës së planifikuar për lëshim të PS4.

Sipas një raporti në Kotaku, një burim i paemëruar që punon për një ndërmarrje që ndihmon Walmart me ngjarjet e për shitjet e lojërave të tyre ka dërguar një dokument që e tregon si datë lëshimi 8 nëntorin, për Xbox One.

Sidoqoftë, ai dokument i njëjtë paraqiti po ashtu disa ngjarje të tjera për shitje për lëshimet e lojërave të ardhshme, së bashku me PS4, që kanë fjalën “Konfirmuar” pranë emrave të tyre. Lista nuk e ka etiketën “Konfirmuar” së bashku me ngjarjen për lëshim në mesnatë më 8 nëntor konsollën Xbox One, që do të nënkuptonte që Microsoft ende nuk e ka zgjedhur atë periudhë kohore për lëshim në Shtetet e Bashkuara konsollën e ardhshme.

Nëse Microsoft e lëshon Xbox One më 8 nëntor, me siguri që do të jetë një goditje e befasishme, të paktën ndaj SHBA-së, për shkak të lëshimit një javë më vonë të PS4. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>