Lojërat

Raport: Xbox One mund PS4 në shitjet e muajit nëntor

Dec 12 2014
0 Shpërndarje
Raport: Xbox One mund PS4 në shitjet e muajit nëntor

PS4 nga Sony mund të ketë qenë konsola që kryesonte listat e shitjeve deri më sot, por Microsoft sapo e hodhi poshtë këtë gjë. Sipas raporteve më të fundit, Xbox One u rendit si konsola më e shitur e muajit nëntor si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara. PS4 ka qenë në krye në SHBA për muaj më radhë, por duket se periudha e festave dhe çmimet e ulura të Xbox One vendosën një diferencë të madhe mes këtyre dy produkteve.

Geekwire raportoi se shitjet e Xbox One muajin e fundit prekën shifrat e 1.2 milion. Sipas GameSpot dhe zëvendës presidenti i kompanisë konfirmoi se Microsoft u shpall fitues në muajin nëntor duke vendosur një rekord të ri shitjesh. E gjitha kjo vjen një muaj pasi Microsoft lajmëroi se kishte shitur 10 milion konsola. Mendohet se arsyeja është ulja e çmimit me 50$. Nga ana tjetër Sony ‘ka ngecur’ me çmimin origjinal të PS4, 399 $.

Si gjithmonë Nintendo i qëndroi larg këtij rivaliteti mes Sony dhe Microsoft, por gjithsesi pati disa lajme interesante. Video loja Super Smash Bros për Wii U, e cila u lançua më 21 nëntor, shiti rreth 710.000 kopje në muaj. Në të njëjtën kohë, Nintendo gjithashtu lançoi lodrat e pazakonshme për botën reale të quajtura AmiiBo që përdoren për të ndërvepruar me video lojërat në Wii U. Kompania deklaroi se shitjet e këtyre të fundit ishin afërsisht të njëjta me atë të Super Smash Bros. Pra edhe AmiiBo kanë rezultuar tepër të suksesshme duke i sjellë kompanisë të ardhura të larta. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>