Lajme lojërash

Raport: Tregu video lojërave online do të rritet me 95 % në 2014-2017

Nov 20 2014
0 Shpërndarje
Raport: Tregu video lojërave online do të rritet me 95 % në 2014-2017

Tregu masiv i video lojërave online pritet të rritet në vlerë nga 24.4 miliardë dollarë në 2014 në 30.7 miliardë dollarë në vitin 2017, të dhëna që vijnë nga një raport hulumtues i tregut nga firma analitike Newzoo dhe firma e marketingut Ad2Games. Nga 2017, tregu i video lojërave online do të llogarisë 31 % të të të ardhurave globale të tregut të video lojërave, citonte raporti. Zona të tilla si Europa Lindore, Amerika Latine, dhe Azia do të kenë rritje të tregut prej 95 % përgjatë viteve 2014 – 2017.

Kompanitë kanë publikuar raportet në vigjilje të konferencës së video lojërave G-Star në Busan të Koresë së Jugut, kur lojërat online janë të shumtë. Kostoja e tërheqjes së konsumatorëve të rinj ndryshon shumë nga vendndodhja, duke filluar nga 37 cent për përdorues deri në 5.63 dollarë.

Rritja e përgjithshme e tregut nga viti në vit do të jetë afro 7.9 % për periudhën 2014 – 2017. Rritja e këtij sektori mbështetet nga rritja e numri të lojërave falas me 12 % çdo vit. Ndërsa lojërat online me pagesë do të kenë një rënie nga viti në vit me 0.9 %. Rajonet e Azisë dhe paqësorit do të regjistrojnë shifrën më të lartë të të ardhurave në 2014 me 14.19 miliardë dollarë, duke numëruar 58 % të totalit të të ardhurave. Ndërsa Europa lindore shfaq treguesit më të mirë përsa i përket rritjes së tregut të lojërave online falas me 17.4 %. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>