Lajme lojërash

Raport: PS4 më i fuqishëm se Xbox One, por jo për shumë kohë

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
Raport: PS4 më i fuqishëm se Xbox One, por jo për shumë kohë

PlayStation 4 po qëndron më fuqishëm në treg se sa Xbox One, por së shpejti gjendja mund të ndryshojë sipas analistëve. Ata shprehen se Xbox One ka një njësi të ulët llogaritje dhe një sasi të pamjaftueshme memorie, gjithashtu ka hasur probleme të shumta. Të gjitha platformat duket se kane një rezolucion më të lartë në Play Station 4. Pixelat nuk mund të jenë një faktor i mjaftueshëm për të bërë krahasimin mes PS4 dhe Xbox One. Ka dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë te kualiteti i imazhit përveç rezolucionit.

Fakti që PS4 është pajisja më e mirë e lojërave sot, kjo nuk do të thotë që kështu do të jetë gjithmonë. Thuhet se Microsoft po përmirëson në mënyrë të ndjeshme mjetet e saj. Kohët e fundit shitjet e Xbox One janë rritur shumë. Zhvilluesit e Xbox One po mundohen të rrisin fuqinë e GPU. Në një të ardhme të afërt Xbox mendohet të kryesojë tregun botëror. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>