Lajmet

Raport: Femrat luajnë më tepër dhe janë më të angazhuara në lojërat mobile

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Raport: Femrat luajnë më tepër dhe janë më të angazhuara në lojërat mobile

Shumë mendojnë që bota e pajisjeve mobile përbëhet kryesisht nga përdorues të gjinisë mashkullore, të cilët luajnë lojëra të ndryshme, por një raport i ri nga Flurry tregon disa gjëra mjaft befasuese që i kundërshtojnë pritjet e tilla. Kompania për reklama mobile gjeti që, duke u bazuar në një mostër të lojërave që arrijnë 1.1 milionë pajisje në platformën Furry, femrat në fakt blejnë 31 për qind më tepër gjëra brenda aplikacione se sa meshkujt. Përveç kësaj, kjo kompani gjeti që femrat po ashtu shpenzojnë 35 për qind më tepër kohë në aplikacionet me lojëra dhe për 42 për qind më tepër e shpenzojnë telefonin në krahasim me meshkujt.

Female-Gamers-Flurry-730x593Flurry thotë që të dhënat janë siguruar në një bazë botërore, por “ka shumë dallim në numrat kur ne shikuam vetëm audiencën e SHBA-së”. Raporti i ri vjen teksa një lojë mobile me Kim Kardashian është shpërndarë shumë. New York Times raporton që zhvilluesi i lojërave Glu Mobile tha që i fitoi 1.6 milionë dollarë të hyra gjatë pesë ditëve të para të aplikacionit pa pagesë – dhe pasi që loja është pa pagesë, këto para vijnë nga blerjet e realizuara brenda aplikacionit. Një analist tregoi madje që loja do të mund të siguronte 200 milionë dollarë të hyra në një bazë vjetore.

Kjo ndikoi në vendimin e Flurry-it për të gjetur se si saktësisht blerjet brenda aplikacioneve janë duke u ndikuar nga një bazë më e gjerë e lojërave mobile. Sidoqoftë, meshkujt janë të pasionuar pas disa llojeve të caktuara të lojërave. Flurry po ashtu mati kohën që lojtarët kalojnë në 19 kategori të lojërave për iOS dhe gjeti që meshkujt ende kalojnë më tepër kohë në lojërat me luftëra/karta, strategji, mbrojtjen e kështjellave, sporte dhe aksion/RPG. Kjo tregon që në përgjithësi, lojërat më të rënda ende luhen kryesisht nga meshkujt.

Female-Male-Gamers-Flurry-730x593Ky raport i ri nga Flurry është një lajm i mirë për reklamuesit, pasi që nënkupton që brendet kanë një indikacion të qartë që ato kanë një mbërritje të gjerë sa i përket gjinisë, kur ata zgjedhin lojëra të caktuara për t’u përshtatur për reklamat e tyre. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>