PC

Rage

Sep 15 2012
0 Shpërndarje
Rage

Rage është një lojë FPS e zhvilluar nga id Software. Loja doli në 4 Tetor 2011 në Amerikën e Veriut dhe është në dispozicion për Microsoft Windows, Play Station 3, Xbox 360 dhe Mac OS X.

Ajo është e vendosur në një të ardhme post-apokaliptike, e cila ndjek impaktin e asteroidit 99942 Apophis në Tokë. Loja është krahasuar për ngjashmëri me filmin Mad Max 2 dhe me Fallout dhe Borderlands.

Lojtari vishet në rrobat e një të mbijetuari nga impakti i asteroidit ku ai zgjohet në një Ark e cila mbante njerëz të famshëm që duheshin për të rindërtuar Tokën. Lojtari zgjohet dhe zbulon se Arka është prishur dhe ai është i vetmi i mbijetuar.

Lojtari mer disa lloje armësh ne lojë, por dhe mund të ngasë automjete për të kryer misionet. Misionet në lojë përfshijnë ato primaret dhe sekondaret, ku këto të fundit shërbejnë për të mbledhur para ose pikë eksperience.

Lojtari, emri i personazhit i cili nuk bëhet kurrë i ditur, mund të përditësojë armët e tij, të kryejë gara me makina dhe të eksplorojë këtë planet të çuditshëm.

Vlerësimet e lojës kanë qenë pozitive ku GameRankings i dha notën 81.81% ndërsa Metacritic 81/100. Vlerësime të tjera përfshijnë notën 8 nga GameSpot dhe 8.5 nga IGN ku ishte një not goxha e lartë duke patur parasysh që Rage është e ngjashme me të famshmen Fallout 3. (GameWorld Albanian)

Tags >

Rage
Lajmet e fundit>