Lojërat

Quake III Arena

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Quake III Arena

Quake III Arena është një lojë multiplayer me qitje në veten e parë. Loja u krijua nga id Software dhe ka muzike të krijuar nga Sonic Mahyem dhe Front Line Assembly.

Quake III Arena është loja e tretë e serisë me të njëjtin emër, por ndryshon nga lojërat e mëparshme duke hequr elemenet e lojës single-player dhe fokusohet vetëm në aksionin multi-player.

Karakteristika të dallueshme përfshijnë dizajn minimalist, ndryshimet sipas preferencave që mund të bëjë lojtari, detajet e grafikës, modelet e armiqve si dhe përmirësimi i mënyrës së lëvizjes. Quake 3 është e disponueshme në platforma të ndryshme dhe ka material që i përshatatet më shumë të rriturve.

Loja u vlerësua shumë nga analistët duke e karakterizuar lojën si shumë të bukur dhe që e luan me qejf. Loja gjithashtu është përdorur për shumë evente të ndryshme dhe kampionate si Quakecon, Cyberathlete Professional League dhe Electronic Sports World Cup.

GameRankings e vlerësoi me 84.16% ndërsa Metecritic i dha notën 93 nga 100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>