Lajme lojërash

Punëtorët e Microsoft do të marrin konsolla të edicionit të kufizuar të Xbox One

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
Punëtorët e Microsoft do të marrin konsolla të edicionit të kufizuar të Xbox One

Sipas një postimi të bërë në Reddit, punëtorët në Biznesin e Argëtimit Interaktiv të Microsoft (IEB) do të marrin secili një version të limituar të bardhë këtë vit të Xbox One.

Dhurata e tillë përfshin një konsollë të bardhë, me një kontrollues të Xbox One, njësinë e zezë Kinect, një vit të qasjes në Xbox Live Gold, të gjitha lojërat e first-party dhe disa bonuse të pacekura.

Pakoja pritet të vijë falas për stafin që punon në orar të plotë për divizionin në dhjetor të këtij viti. Një linjë e vogël e tekstit afër diskut optik të konsollës thotë: “Unë e bëra këtë. Skuadra e lëshimit 2013.”

I pyetur nga postuesit nëse një version i bardhë i sistemit do të jetë në shitje ndonjëherë për konsumatorët, drejtori i programimit të Xbox, Larry “Major Nelson” Hyrb u përgjigj, “mbase dikur në të ardhmen”. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>