Lojërat

Publikohet përditësimi 7.1 i World of Warcraft: Legjioni

Oct 26 2016
0 Shpërndarje
Publikohet përditësimi 7.1 i World of Warcraft: Legjioni

Loja më e shquar online me shumë lojtarë ditën e sotme mori një përditësim i cili rriti sasinë e përmbajtjeve të disponueshme në World of Warcraft Legjioni.

Pakoja World of Warcraft 7.1 tashmë është live duke sjellur misione të reja. Ky është përditësimi i parë madhor në lojën online që nga lançimi i Legjonit në muajin Gusht. Pako të tilla janë shumë të rëndësishme kryesisht për ruajtjen e lojtarëve sepse kanë më shumë arsye për të qëndruar me lojën falë përmbajtjeve të reja.

Një prej shtesave më të rëndësishme të këtij përditësimi është fushata “Rikthimi në Karozan.” Deri në 25 lojtarë mund ti bashkohen kësaj fushate e cila zë vend në një prej vendodhjeve më të shquara të universit të Warcraft.

Grupet më të mëdha do të kenë mundësi të luajnë edhe në fushatat Raid dhe Trails of Valor të disponueshme nga data 8 Nëntor. Pushtime të reja do të vijojnë në rajonin e Suramar me një prej karaktereve më të njohura të World of Warcraft, gjahtarit të demonëve Illidan. (GameWorld Albanian)

Tags >

Warcraft
Lajmet e fundit>