Lajmet

Publikohen kërkesat minimale të harduerit për video lojën Battlefield 1

Sep 20 2016
0 Shpërndarje
Publikohen kërkesat minimale të harduerit për video lojën Battlefield 1

Janë publikuar kërkesat finale të harduerit për video lojën e shumëpritur Battlefield 1 duke na ofruar informacione përfundimtare për llojin e harduerit të nevojshëm për të luajtur në një kompjuter personal.

Një version 64bit i sistemit operativ Windows është i domosdoshëm si për harduerin minimal edhe për atë të rekomanduar. Gjithashtu do të keni nevojë për 50GB memorje të brendshme të lirë.

Dhe këtu fillon makthi, loja kërkon minimalisht një procesor Intel Core i5-660K ose AMD FX-6350 shoqëruar nga 8GB RAM dhe kartë grafike 2GB Nvidia GTX 660 ose AMD Radeon 7850. Për një eksperiencë sa më të mirë janë të rekomanduar Core i7-4790 ose FX-8350 dhe 16GB RAM.

Battefield 1 lançohet më 21 Tetor në të gjitha platformat. Mëposhtë do të gjeni specifikat e harduerit të rënditura në detaje. (Gameworld Albanian)

Minimale

  • Sistem Operativ:64-bit Windows 7, Windows 8.1, dhe Windows 10
  • Procesor (AMD):AMD FX-6350
  • Procesor (Intel):Core i5-6600K
  • Memorje:8 GB RAM
  • Kartë Grafike (AMD):Radeon HD 7850 2 GB
  • Kartë Grafike (Nvidia):GeForce GTX 660 2 GB
  • DirectX: 11
  • Shpejtësi Interneti:512 KBPS
  • Hardisk:50 GB

Të rekomandura

  • Sistem Operativ:64-bit Windows 10
  • Procesor (AMD):AMD FX-8350
  • Procesor (Intel):Intel Core i7-4790
  • Memorje:16 GB RAM
  • Kartë Grafike (AMD):Radeon RX 480 4 GB
  • Kartë Grafike (Nvidia): GeForce GTX 1060 3 GB

Lajmet e fundit>