Lojëra PC

Publikohen mjetet e modifikimit për Call of Duty: Black Ops III

Sep 29 2016
0 Shpërndarje
Publikohen mjetet e modifikimit për Call of Duty: Black Ops III

Pas një versioni testimi Alfa gjatë muajit Prill, Treyarch po fton të gjithë të provojnë mjetet e reja të modifikimit për Call of Duty: Black Ops III në kompjuter personal.

Kjo është e mundur si pjesë e nismës së beta së hapur e cila përfaqëson një fazë tjetër të zhvillimit të lojës ku do të kulmojë me debutimin në fund të vitit. Duke ofruar betan për të gjithë, Treyarch mund të adresojë më efektivisht problemet.

Beta e hapur përmban një shfletues të serverave ku luajnë të tjerë përdorues me mjetet e modifikimit. Nëse keni blerë Black Ops III, mjetet e reja mund ti instaloni përmes Steam. Aty mund të përzgjidhni modifikimet që u pëlqejnë më së shumti.

Lançimi i mjeteve të modifikimit për Black Ops II vinë 10 muaj pas debutimit të lojës në 2015-tën. Call of Duty Infinite Warfare mbërrin në Nëntor ndërsa Activision akoma nuk ka foluar për mjete modifikimi. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>