Lojërat

Publikohen kërkesat e harduerit të Dishonored 2, lançohet më 11 Nëntor

Nov 2 2016
0 Shpërndarje
Publikohen kërkesat e harduerit të Dishonored 2, lançohet më 11 Nëntor

Dishonored 2 lançohet javën e ardhshme dhe nëse dëshironi që ta luani në kompjuterin tuaj, ky i fundit ka nevojë për një harduer goxha të fuqishëm.

Bethesda publikoi ditën e sotme kërkesat e harduerit të lojës në ubsajtin e saj duke rekomanduar një procesor Intel Core i7-4770, 16GB RAM dhe GTX 1060 me 6GB memorje.

Cilësimet e avancuara të lojës duhet të aktivizohen manualisht. Dishonored 2 do ta preinstaloni në Steam nga data 8 Nëntor dhe e njëjta vlen edhe për PlayStation 4.

Ndërkaq në Xbox mund ta bëni që tani. Loja lançohet zyrtarisht më 11 Nëntor në PS4, PC dhe Xbox One. (GameWorld Albanian)

Minimale:

  1. OS: Windows 7/8/10 64-bit
  2. Procesori: Intel Core i5-2400/AMD FX-8320
  3. Memorja: 8 GB RAM
  4. GPU: Nvidia GTX 660 2 GB/AMD Radeon HD 7970 3 GB
  5. Hapësira: 60 GB

Rekomanduara:

  1. OS: Windows 10 64-bit
  2. Procesori: Intel Core i7-4770/AMD FX-8350
  3. Memorja: 16 GB RAM
  4. GPU: Nvidia GTX 1060 6 GB/AMD Radeon RX 480 8 GB
  5. Hapësira: 60 GB

Lajmet e fundit>