Lojërat

Publikohen kërkesat e harduerit për video lojën Skyrim: Special Edition

Oct 11 2016
0 Shpërndarje
Publikohen kërkesat e harduerit për video lojën Skyrim: Special Edition

Bethesda ditën e sotme lajmëroi se video loja Elder Scrolls V: Skyrim është pranë finalizimit të zhvillimit. Në të njëjtën kohë kompania ofroi disa detaje teknike të Skyrim: Special Edition për kompjuterat personal dhe konsolat.

Në mesin e këtyre detajeve më të rëndësishmje janë kërkesat minimale dhe të rekomanduara të harduerit. Në këtë aspekt loja nuk kërkon shumë përveç se një procesor Core i5-2400 apo FX8320 dhe grafika GTX 780 ose R9 290.

Gjithashtu do tu duhen 12GB memorje lirshëm në hardisk. Për konsolat historia ndryshon sepse në PS4 loja zë 33 gigabajt ndërsa në Xbox One 25 gigabajt.

Edicioni Special i Skyrim lançohet më 28 Tetor ku versioni për kompjuterat personalë mbështet modifikimet. Ky edicion përmban përmirësime të shumta vizuale dhe efekte të reja. (Gameworld Albanian)

Tags >

Skyrim
Lajmet e fundit>