Lojërat

Pse PlayStation 4 ishte konsola më e shitur e janarit 2014 në SHBA

Feb 18 2014
0 Shpërndarje
Pse PlayStation 4 ishte konsola më e shitur e janarit 2014 në SHBA

PlayStation 4 rezultoi të ishte konsola më e shitur e muajit janar të këtij viti në SHBA, sipas të dhënave të fundit nga NPD. Edhe pse nuk janë publikuar numra ekzakte të shitjeve, Sony shprehet se ka shitur rreth dyfishin e atyre që ka shitur Microsoft-i, gjë që e ka konfirmuar edhe NPD.

Firma japoneze ka pasur 7 vite kohë për të kuptuar dhe analizuar gabimet e veta si dhe për t’i përmirësuar ato. Po cilat kanë qenë disa prej arsyeve që PlayStation 4 ka pasur kaq shumë sukses kundrejt Xbox One?

Çmimi

Në SHBA, ekziston një diferencë çmimi prej 100 $ mes dy konsolave (pa llogaritur pajisjet dhe aksesorët shtesë).

Kontrolluesi

Shumë njerëz shprehen dhe argumentojnë faktin se përse mendojnë që kontrolluesi i Xbox One është më i miri që është zhvilluar ndonjëherë. Por, çfarë ka bërë Sony gjatë gjithë këtyre viteve? Ka mbajtur shënim pikërisht ato gjëra që mungonin nga kontrolluesi i vet dhe sot, DualSchock 4 është më i miri që ka krijuar ndonjëherë kompania deri tani.

Shenjëstrimi i lojtarëve

Tradicionalisht, adoptuesit e hershëm të konsolave përcaktohen me termin “lojtarë.” Ata janë aq të pasionuar pas lojërave sa që nuk presin të shohin përshtypjet e të tjerëve para se ta blejnë konsolën, por presin shpeshherë dhe në radhë për orë të tëra për ta blerë atë që në momentin që vjen për herë të parë në dyqane. Fushata e marketingut e Sony-t për këta përdorues ka qenë e fuqishme. Lajtmotivi nuk kishte si të ishte më i qartë: Kjo është për lojtarët.

PlayStation Plus

Ashtu si Xbox One dhe Xbox 360, edhe Sony u kërkon përdoruesve të paguajnë një abonim vjetor për të aksesuar mjediset me shumë lojtarë në PlayStation 4. Ky shërbim quhet PlayStation Plus dhe është përmirësuar shumë nga paraardhësi i tij. Përdoruesit kanë mundësi të shkarkojnë edhe disa videolojëra, të cilat, edhe pse larg atyre të njohurave, kanë cilësi të lartë dhe vlejnë të luhen.

Fuqia

Edhe pse nuk mund të ndahet me thikë nëse PlayStation 4 është më i fuqishëm se Xbox One, ka disa lojëra për të cilat është e dukshme se i pari ka avantazh në aspektin e performancës mbi konsolën e Microsoft-it. Ja disa prej tyre:

Ghosts runs luhet me 1080p në PlayStation 4, por vetëm me 720p në Xbox One. Battlefield 4 luhet me 900p, ndërsa në Xbox me 720p. Assassin’s Creed IV: Black Flag luhet me 1080p, kundrejt 900p në Xbox One. Ka edhe tituj të tjerë që luhen me rezolucion më të lartë në PS4.

Por ky nuk është i vetmi tregues. Aspekte më pozitive ka PS4 edhe për normën e frame-eve, shkallën, fizikën dhe vonesën. Këto janë vetëm disa prej elementeve që e kanë bërë PlayStation konsolën më të shitur në SHBA për muajin janar, pasi sigurisht, adhuruesit e lojërave mund të listojnë edhe shumë të tjera. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>