Lajme lojërash

PS4 vazhdon të dominojë me numër të shitjeve në krahasim me Xbox One

May 16 2014
0 Shpërndarje
PS4 vazhdon të dominojë me numër të shitjeve në krahasim me Xbox One

Sipas shifrave të zbuluara nga NPD-ja për muajin prill, PlayStation 4 ishte konsolla më e shitur në SHBA për muajin e katërt me radhë. Xbox One ishte në vendin e dytë me 115 mijë njësi të shitura, ndonëse Sony ende duhet të lëshojë numrin e saktë të shitjeve për PS4. Analisti nga NPD-ja, Liam Callahan, tregon për VentureBeat që së bashku, PS4 dhe Xbox One kanë arritur më tepër se dyfishin e shitjeve në krahasim me shitjet e arritura të PS3 dhe Xbox 360 gjatë gjashtë mujorit të parë të tyre të lëshimit për konsumatorë.

Derisa Titanfall nga Respawn Entertainment ishte loja që doli më së miri gjatë muajit prill, kjo falë lëshimit të një versioni për Xbox 360, e cila lojë ishte lëshuar fillimisht për Xbox One; zëvendës presidenti i lartë i marketingut për PlayStation, Guy Longworth, thotë që Infamous: Second Son ishte titulli numër një i gjeneratës së re gjatë prill. NPD nuk përcjell shitjet digjitale të softuerëve.

Ndonëse PS4 ka qenë duke dominuar deri tani, Microsoft është duke bërë përvjeljen e mëngëve. Nga qershori, kompania do të fillojë të shes një version me çmimin prej 399 dollarësh të Xbox One ku nuk përfshihet sensori Kinect, duke e ulur çmimin për 100 dollarë, që është i njëjti çmim sa kushton PS4. Vendimi për ta larguar sensorin Kinect nga konzolla e kompanisë Microsoft mund të ndikojë negativisht në luajtjen e shumë lojërave, por duhet të ndihmojë në çmimin që e ka kjo konzollë në tregu. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>